09:21 / E Premte, 09 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Omarosa thotë se nuk do ta votonte përsëri Donald Trump

Ish-ylli i televizionit dhe ndihmësja e Shtëpisë së Bardhë, Omarosa Manigault Newman thotë se ajo kurrë nuk do të votonte përsëri për Presidentin Donald Trump.

Manigault Newman bëri komentin të enjtën në “Big Brother Celebrity”, shkruan Indeksonline.

Manigault Newman ishte asistentja e parë presidentit derisa u largua në dhjetor. Ajo është tani një nga 11 anëtaret e përzgjedhura për reality show-n televiziv “Celebrity Big Brother.”

Aktorja e takoi Trumpin si një konkurrent në emisionin e tij televiziv “The Apprentice”, i cili u transmetua në vitin 2004.

Përkrahja e saj për Trump u sfidua nga një tjetër konkurrent i Big Brother, Keshia Knight Pulliam.

Manigault Newman krahasoi besnikërinë e saj me presidentin me atë të Knight Pulliam për Bill Cosby.

Më parë, Knight Pulliam ka thënë se akuzat për abuzim seksual kundër Cosby nuk pasqyrojnë njeriun me të cilin ka punuar si aktore e fëmijës në “The Cosby Show”./Indeksonline/