75 Mall Live Search
21:46 / E Enjte, 03 Korrik 2025 / G T

Omer Shemshiu, futbollisti 23-vjeçar në kërkim të një sfide të re!

Omer Shemshiu është një nga futbollistët më interesant të tregut aktual të lirë. Mesfushori 23-vjeçar, i cili luan gjithashtu edhe si sulmues anësor i djathtë, ka përfunduar së fundmi aventurën me skuadrën e Kikës dhe tashmë është gati për kapitullin e radhës në karrierën e tij.

Me një sezon të plotë në këmbë dhe paraqitje të qëndrueshme, Shemshiu u bë pjesë kyçe e formacionit të Kikës, duke luajtur në të gjitha ndeshjet e kampionatit. Ai regjistroi 4 gola dhe dha 6 asistime — një bilanc që dëshmon për kontributin e tij në fazën ofensive, shkruan Indeksonline

Omeri mund të përshtatet në disa skema loje, qoftë si organizator në mesfushë, apo si krah i djathtë në sulm.

Aktualisht si lojtar i lirë, ai është i hapur për oferta dhe gati për një sfidë të re, në një klub që synon ambicie dhe stabilitet./Indeksonline/