75 Mall Live Search
12:09 / E Hënë, 06 Dhjetor 2021 / MSH

Omicron mund të dominojë Mbretërinë e Bashkuar brenda javësh

Omicron mund të bëhet varianti dominues në Mbretërinë e Bashkuar brenda javësh, thotë eksperti i sëmundjeve infektive Paul Hunter.

Ai vlerëson se ka të ngjarë që tashmë ka më shumë se 1000 raste, katër herë më shumë sesa të konfirmuara zyrtarisht.

“Unë mendoj se ky virus është dhe do të jetë përgjithmonë” ka thënë ai për BBC.

“Herën e fundit që patëm një shpërthim të madh të koronavirusit, mendojmë se ishte 130 vjet më parë dhe ai virus ende qarkullon, ne infektohemi me të mjaft rregullisht, çdo tre deri në gjashtë vjet, dhe në thelb ai thjesht shkakton ftohje të zakonshme” ka shtuar Hunter.

Për ndalimin e varianteve të ardhshme, Hunter thotë se duhet siguruar që çdo person vullnetar në botë të vaksinohet, gjë që nuk ka ndodhur në shkallë të madhe.

Britania e Madhe po përpiqet të mos i dalë nga duart menaxhimi i situates.

Rikthimi i testeve COVID para nisjes për udhëtarët në Mbretërinë e Bashkuar do të hyjë në fuqi nesër.

Ka pasur disa kritika se këto ndryshime kanë ardhur shumë vonë, por Boris Johnson thotë se Mbretëria e Bashkuar veproi shumë shpejt ndaj variantit Omicron.

Në anën tjetër, shkencëtarët ende nuk janë në gjendje të konfirmojnë nëse varianti më i fundit mund të shkaktojë sëmundje më të rënda.