22:53 / E Premte, 20 Maj 2022 / MSH

Omicron rrit rrezikun e riinfeksionit me 18 herë

Me variantin Omicron të Covid-it “Vlerësohet se rreziku i riinfektimit është rritur me 18 herë.”

Kështu deklaroi Anna Teresa Palamara, drejtoreshë e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Lartë të Shëndetësisë.

Ajo komentoi monitorimin javor të ecurisë së epidemisë në Itali.

“Riinfeksionet janë në rritje dhe kanë tejkaluar 6% të totalit të infeksioneve. Fatmirësisht rastet e infeksionit nuk shoqërohen me sëmundje serioze”, shtoi ajo.