Onana-Dzeko, ja çfarë ndodhi në sherrin mes lojtarëve të Interit

Pas debatit Lukaku-Barella, te Inter lind një tjetër konflikt, ai që u transmetua live gjatë ndeshjes me Porton mes Onana-s e Dzeko-s. Por çfarë ndodhi në të vërtetë mes dy lojtarëve zikaltër në mbrëmjen Champions?
Gjatë pjesës së parë, portieri kamerunas i afrohet arbitrit pas një faulli që pësoi Bastoni, por Dzeko shpërtheu duke i përsëritur disa herë: “Duhet ta qepësh dhe të kthehesh në portë”.
Kaq mjaftoi që numri 1 të shpërthente verbalisht ndaj sulmuesit boshnjak, dukshëm i nervozuar për topat e pakët që arriti të prekte gjatë pjesës së parë të ndeshjes.
Ishte Calhanoglu që mendoi për të shuar menjëherë debatin verbal mes të dyve, duke u vendosur dorën në gojë portierit, dukshëm i acaruar me sjelljen e shtatlartit të sulmit.
tag team match:
— $eñor PæP (@peppismo) February 22, 2023
Onana & Lukaku vs Dzeko & Barella pic.twitter.com/lwTKHgVH3C