Onana e shpëton nga korija Manchesterin, në minutën e 97-të

Manchester United ka shënuar fitoren e parë këtë sezon në Ligën e Kampionëve.
Djajtë e Kuq kanë mposhtur Copenhagen me rezultat 1-0 në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Maguire në minutën e 72-të.
Copenhaga ka mundur ta barazoj rezultatin, por penalltinë e Larson në minutën e 97-të e priti portieri Onana.
🚨: Onana Saves Copenhagen Last Minute Penalty. #MUNCOPpic.twitter.com/wRPKecaip9
— ForeverFooty (@Footy_Forever2) October 24, 2023
Përkundër fitores, Manchesteri mbetet në vendin e parafundit me vetëm 3 pikë./ IndeksOnline/