08:54 / E Enjte, 30 Nëntor 2023 / L K

Onana është “nana” e gabimeve në Champions League, qe statistikat

Andre Onana vazhdon të zhgënjejë tek Manchester United. Portieri kamerunas ka bërë edhe dy gabime të reja në barazimin e United me Galatasarayn.

Që nga sezoni 2018-2019, Onana është bindshëm i pari në listë me gabime në Champions League.

Ai ka bërë shtatë gabime në portë në 44 paraqitje, duke pasuar Neuer e Rullin që për pesë sezone kanë bërë nga tri gabime fatale. Pavarësisht kësaj, trajner Ten Haag e ka mbrojtur afrikanin.

“Nuk ka të bëjë me individë. Gabimet individuale në futboll mund të shënojnë diferencën dhe dikush merr përgjegjësinë për të, por është gjithmonë një çështje ekipore” ka thënë holandezi pas ndeshjes./Indeksonline/