Onana fiton çmimin e FIFPRO për bamirësi

Portieri i Manchester United, Andre Onana ka fituar çmimin FIFPRO Player Impact për punën e tij bamirëse jashtë fushës.
Fondacioni i tij, ofron kujdes mjekësor falas dhe operacione me cilësi të lartë për komunitetet e paprivilegjuara në Kamerun, si dhe vende të tjera në Afrikën Sub-Sahariane.
Mjekët që punojnë me fondacionin Onana kanë kryer mbi 1200 operacione kirurgjikale gjatë tre viteve të fundit.
⭐️ Andre Onana has been awarded the 2024 FIFPRO Merit Award for Player Impact.
— FIFPRO (@FIFPRO) November 26, 2024
His foundation provides free medical care and surgeries across Sub-Saharan Africa, helping nearly 500 children annually.#MeritAwards | @AndreyOnana pic.twitter.com/2Ndzdm0Gax
Portieri kamerunas, ka folur pas marrjes së këtij çmimi.
Onana tha: “Dua të falënderoj FIFPRO-në dhe bashkimin e lojtarëve të Kamerunit Synafoc; ky donacion i madh është shumë i mirëpritur dhe ekipi ynë tashmë ka plane për të bërë disa gjëra të mira për fëmijët, shpresojmë në bashkëpunim me UNICEF-in.
“Sa i përket të ardhmes së Fondacionit Andre Onana, kemi shumë gjëra përpara. Ne jemi në bisedë me Kombet e Bashkuara për të bërë një bashkëpunim dhe prioriteti ynë kryesor në vazhdim është të ndikojmë sa më shumë njerëz në botë”, u shpreh Onana.
Onana, bëhet lojtari i dytë i Manchester Unitedit që fiton këtë çmim pas Marcus Rashford, i cili fitoi në 2020-tën./IndeksOnline/