75 Mall Live Search
19:45 / E Premte, 14 Prill 2023 / Gj. Sh

Onana me statistika fantastike këtë sezon në Champions League

Andre Onana është portieri që ka bërë më shumë pritje në këtë sezon të Champions League.

Faqja e statistikave të futbollit, “Opta” ka nxjerrë shifrat e portierëve që janë ende pjesë e Championsit me skuadrat e tyre dhe Onana kryeson me statistikat e tij.

Portieri i Inter ka bërë plot 39 pritje dhe e ka mbajtur portën të paprekur plot 6 herë.

Onana priti 84.8% të goditjeve të marra në portën, përqindja më e lartë e këtij edicioni të Champions League.