Onana paketoi valixhen menjëherë pas ndeshjes, me aeroplan privat u nis për Afrikë

Andre Onana ka patur një pasdite të ngjeshur dje. Portieri i Manchester United është nisur për në Afrikë pak orë pas ndeshjes ndaj Tottenham.
Onana ishte titullar në ndeshjen e djeshme dhe menjëherë më pas bëri gati valixhen për në Bregun e Fildishtë.

Portieri kamerunas mori një avion privat për të marrë rrugën në Afrikë ku do të ndihmoi shtetin e tij në Kupën e Kombeve.
Kameruni luan sot ndaj Guinesë dhe mbetet të shihet nëse Onana do të jetë startues./Indeksonline/