75 Mall Live Search
19:27 / E Shtunë, 08 Korrik 2023 / C E

Onana prag largimit, Inter intensifikon bisedimet për blerjen e Lloris nga Tottenham

Inter vazhdon të punojë për afrimin e Hugo Lloris.

Mediet franceze bëjnë me dije se “zikaltërit” janë duke intensifikuar kontaktet për të blerë portierin francez nga Tottenham.

Kontrata e 36-vjeçarit skadon në 2024-ën, klubi italian kërkon ta blejë këtë verë si zëvendësuesin e Andre Onana, që me shumë mundësi do të transferohet te Manchester United.