75 Mall Live Search
08:22 / E Diele, 21 Shtator 2025 / L A

Onana shpëton Trabzonsporin nga humbja, dhuron një super-asist

Andre Onana po kalon një start të fortë në Turqi.

Kamerunasi ishte huazuar te Trabzonspori, pas kritikave ndaj tij sa ishte te Manchester Unitedi.

Mbrëmë në ndeshjen ndaj Gaziantep, portieri për një moment u shndërrua në një “10sh”, pasi që dhuroi një asist për Onuachun ku edhe barazoi rezultatin në 1-1.

Ashtu arriti të përfundonte edhe ndeshja me atë rezultat, me Onanan që arriti të shpëtonte ekipin e tij nga humbja./IndeksOnline/