75 Mall Live Search
20:54 / E Martë, 14 Dhjetor 2021 / OSH

Onana tremb Interin me këtë deklaratë, i shkel syrin gjigantit spanjoll

Andre Onana tremb tifozët e Interit, që ishin të bindur se portieri afrikan do të bashkohej me skuadrën e tyre.

Ai ka folur së fundmi dhe mban hapur pistën Barcelona, ku ai edhe është rritur.

“A është Barcelona opsioni im i parë? Sigurisht. Është shtëpia ime, aty ku jam rritur. Jam në kontakt të vazhdueshëm me Barcelonën.

Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me ambientin aty, që kur kam ikur.

Marrëveshje me Interin? Flitet për shumë gjëra të tjera, flasin edhe për Arsenalin…Por për momentin nuk ka asgjë”, tha portieri Onana, i cili do largohet falas nga Ajax.