75 Mall Live Search
14:45 / E Premte, 12 Shtator 2025 / G T

Onana u largua, Ruben Amorim e konfirmon portierin e parë të Manchester Unitedit

Trajneri i Manchester Unitedit, Ruben Amorim është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes derbi gjatë vikendit, ndaj Manchester City.

Amorim tregoi gjatë kësaj konference se kush është portieri i parë i “Djajve të Kuq”, shkruan Indeksonline

“Altay Bayindir është portieri i parë dhe starton ndaj Manchester Cityt. Jam i lumtur edhe me Lammens, ka potencial. Jemi në një moment, ku portierët duhet të jetë të fortë dhe me eksperiencë”, u shpreh Ruben Amorim

Kujtojmë që “Djajtë e Kuq” dje larguan nga skuadra portierin, Andre Onana – i cili nënshkroi me Trabzonsporin në Turqi./Indeksonline/