75 Mall Live Search
00:00 / E Hënë, 06 Shkurt 2023 / AR

Onat në lidhje të re dashurie, e zbulon për herë të parë

Bashkë me Getoar Selimin dhe Mc Kreshën pjesë e “Zemër Luana” ishte edhe Lyrical Son dhe Onat.

Reperët kanë bërë një sfidë, ku duhet të rendisnin sipas viteve këngët e njëri-tjetrit e më pas kanë bërë një bisedë për to.

Një ndër pyetjet ka qenë në lidhje me këngën e Geasy dhe Majk, ku pyetja ka qenë se kujt do i thonin tanimë “S’jena mo”, Onat është shprehur se do i thoshte të shkuarës së tij, e ka treguar se tashmë është në një lidhje të re dashurie me një vajzë nga Mitrovica.

Rikujtojmë se Onat ka qenë prej vitesh i fejuar me një vajzë, të cilës tashmë duket se i ka thënë “S’jena mo”, duke ju përkushtuar romancës së tij të re.