75 Mall Live Search
11:29 / E Diele, 01 Qershor 2025 / Burim

Opal Suchata Chuangsri nga Tajlanda kurorëzohet Miss World 2025

Opal Suchata Chuangsri nga Tajlanda fitoi titullin e Miss World 2025, në ceremoninë e mbajtur të shtunën, më 31 maj, në Indi.

Chuangsri doli fituese midis 108 konkurrentëve në një konkurs që u zhvillua në qytetin e Hyderabadit, në pjesën jugore të vendit. Shoqëruesja e parë ishte Hasset Dereje Adamasu nga Etiopia.

Kurora iu dorëzua Miss Botës së re nga fituesja e vitit të kaluar, Kristina Pickova. Konkursi i 72-të i bukurisë “Miss World” u prezantua nga Stephanie del Valle, “Miss World 2016”, dhe prezantuesja indiane Sachin Kumar.

Vlen të përmendet se India priti eventin ndërkombëtar për të dytin vit radhazi. Përfaqësuesja e Indisë, Nandini Gupta, u tërhoq nga gara pasi arriti të hynte në 20 finalistët.