07:15 / E Premte, 19 Janar 2018

OPEC, do të rritet prodhimi i naftës i vende jo-anëtare

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) publikoi një raport ku thuhet se vëllimi i prodhimit të naftës në vendet jo-anëtare parashikohet të ketë një rritje të lartë në vitin 2018.

Sipas këtij raporti, vëllimi i naftës në disa rajone do të rritet, sidomos në Amerikën e Veriut, për shkak të rimëkëmbjes së tregut të naftës dhe rritjes së çmimit të naftës. Prodhimi ditor i naftës këtë vit për vendet jo-anëtare të OPEC-ut parashikohet të rritet me 1.15 fuçi në ditë dhe mund të arrijë në 58.94 milionë fuçi çdo ditë.

Sipas raportit, në dhjetorin e kaluar prodhimi global i naftës u rrit në përmasë të vogël, duke arritur në 97.49 milionë fuçi, me rritje 0.40 milion fuçi.

Sipas të dhënave nga OPEC-u rezervat e naftës në vendet e zhvilluara ranë për disa muaj radhazi.

Në nëntorin e vitit 2017, rezervat e naftës të OECD-së u ulën deri në 29.33 fuçi, me ulje prej 16.60 fuçish.

Temat: