12:20 / E Premte, 02 Shtator 2022 / A. M.

“Open Balkan”, Kovaçevski: Bashkëpunim për të kapërcyer krizën energjetike

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, nga samiti i “Open Balkan” në Beograd tha se së bashku me Shqipërinë dhe Serbinë nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim për të kapërcyer krizën energjetike.

Në fjalën e tij ai tha po ashtu se qarkullimi për një numër të caktuar ushqimore, do bëhet pa pengesa nëse një nga vendet ka nevojë për ushqime.

“Të bërit bashkë dhe të punuarit bashkë është motori që na shtyn përpara përmes sfidave  të dimrit të ardhshëm që është e shqetësuar e gjithë bota. Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria, kanë hedhur një hap kyç në një kohë kyç. Së bashku për të nxitur bashkëpunimin rajonal për integrimin në BE. Ne e bëjmë këtë për qytetarët dhe vendet tona. Ky bashkëpunim ka hapur rrugën për ne që të menaxhojmë sfidat e sigurimit të të ushqimit për qytetarët tanë. Do angazhohemi për sigurinë  e ushqimit. Do e ndihmojnë njëri –tjetrin nëse secili prej vendeve tona për ushqimet. do ketë qarkullime pa asnjë lloj kufizimi për një numër të caktuar ushqimore. Qeveria punon për të angazhuar të gjithë potencialet ton a të energjisë për t’u përballur me krizën energjetike. Ne do ofrojmë mbështetje  financiare për qytetarët. Po intensifikojmë punën tonë për ndërlidhjen me gaz me Serbinë”, tha ai.

Po ashtu ai tha se kanë nënshkruar marrëveshjen për katastrofat në Ballkan, për të dhënë ndihmë kur është e nevojshme, si dhe do të nxisim investimet në sektorin e kinemasë dhe atë audoviziv./Euronews