75 Mall Live Search
22:35 / E Mërkurë, 04 Tetor 2023 / S Z

Operacion policor në Prishtinë dhe Lipjan, arrestohen dy të dyshuar për fajde dhe detyrim

Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore – Prishtinë, ka zhvilluar një operacion policor në dy lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe Lipjan dhe se gjatë  këtij operacioni, janë arrestuar dy persona me inicialet L.A  dhe S.A.  Të njëjtit  i janë nënshtruar procesit të intervsitimit, pas të cilit me aktvendim të prokurorit kompetent të njëjtit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

“Me datë 04.10.2023 DHKOKR ka zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente, me ç’rast në Prishtinë dhe Lipjan është zhvilluar operacioni policor gjatë të cilit janë sekuestruar në cilësi të provave materiale: Një revole,  Tre telefona mobil,  Një automjet,  915 euro,  Shënime/ evidenca që dyshohet se ndërlidhen me veprat e lartcekura”, thuhet në njoftimine policisë./Indeksonline/