75 Mall Live Search
08:39 / E Hënë, 08 Shtator 2025 / Z S

Operacion antidrogë në Elbasan, dhjetëra të arrestuar, sekuestrohen drogë dhe armë

Një operacion i madh antidrogë është zhvilluar gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit të së hënës në Elbasan, duke përfshirë forca të shumta policore.

Si rezultat i aksionit, paraprakisht mësohet se janë arrestuar 40 persona, raporton A2 CNN.

Gjatë kontrolleve, policia ka sekuestruar tre armë zjarri të tipit kallashnikov, si dhe një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

Operacioni është pjesë e një fushate më të gjerë kundër grupeve kriminale që operojnë në këtë zonë, ndërsa pritet që autoritetet të japin detaje në orët në vijim.