75 Mall Live Search
12:16 / E Hënë, 02 Shkurt 2026 / S Z

Operacion antidrogë në Milano, kapen 70 kg hashash e 75 mijë euro cash, në pranga një shqiptar dhe një rumun

Policia italiane ka çmontuar një tjetër grup të trafikut të drogës i përbërë nga ekstrakomunitarë dhe që dyshohet se drejtohej nga shqiptarët.

Një ngarkesë prej 70 kilogramësh hashash të cilësisë së mirë dhe 75 mijë euro cash u sekuestruan, ndërsa në pranga ranë 2 persona; një shqiptar dhe një rumun.

Aktiviteti organizohej kryesisht në banesa dhe në një garazh të kthyer në laborator, ku bëhej përpunimi i saj.

Policia tha se aksioni u shtri kryesisht në Bergamo, por edhe në zonat e Milanos, i nisur prej 26 janarit, ku u krye një tjetër goditje me sasi kanabisi dhe valutë të konsiderueshme të sekuestruar, si edhe 2 shqiptarë të prangosur si përgjegjës.