75 Mall Live Search
12:05 / E Enjte, 09 Tetor 2025 / P M

Operacion i befasishëm në Prishtinë, Dogana sekuestron municion të kontrabanduar


Dogana e Kosovës sekuestron municion të kontrabanduar në rajonin e Prishtinës sot, më 09.10.2025, në regjionin e Prishtinës, njësitet e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me sektorët kompetentë dhe në bazë të mandatit nga Kodi doganor dhe iaAkcizave të Republikës së Kosovës, kanë kryer një kontroll të befasishëm në një subjekt afarist.

Gjatë kontrollit të objekteve ndërlidhëse të biznesit, është zbuluar dhe sekuestruar një sasi municioni i kontrabanduar i kalibrave të ndryshëm, përfshirë municion për armë të gjata dhe për armë gjahu, i cili ishte mbajtur në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi. Lënda është dokumentuar dhe është njoftuar prokuroria kompetente, ndërsa Dogana e Kosovës do të vazhdojë hetimet në bashkëpunim me agjencitë e zbatimit të ligjit për të identifikuar burimin dhe destinacionin e këtij municioni të kontrabanduar.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe çdo veprimtarie të paligjshme, me qëllim të mbrojtjes së sigurisë publike dhe interesave të Republikës së Kosovës.