09:17 / E Premte, 31 Maj 2019 / indeksADMonline

Operacion i gjerë i policisë në “Kodrën e Trimave”

Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm është duke e zhvilluar një operacion të gjerë në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Ende nuk dihet arsyeja e këtij aksioni ndërkohë shumë zyrtar policor janë parë në njërën nga rrugët e kësaj lagjeje.

Operacionin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion policor, për detaje ju njoftojmë ndërkohe pas përfundimit të operacionit”, ka thënë Kelani.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar në lidhje me këtë aksion./Indeksonline/