75 Mall Live Search
20:14 / E Hënë, 22 Dhjetor 2025 / F.R

Operacion i koordinuar me sukses mes Suedisë dhe Kosovës, një i arrestuar

Një kosovar është arrestuar në zonën e Goteborgut të Suedisë, pas një operacioni të përbashkët të Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe asaj suedeze.

Prokuroria suedeze ka bërë të ditur se i arrestuar tashmë është në paraburgim dhe është i dyshuar për veprat penale që lidhen me drogën dhe shpëlarje parash.

Në njoftimin e së njëjtës Prokurori thuhet së në Suedi janë siguruar gjëra me vlerë dhe prova dixhitale, duke mundësuar vazhdimin e masave hetimore dhe analizat e thella të flukseve financiare.

“Operacioni i koordinuar në Kosovë u krye në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila ka qenë thelbësore në mundësimin e sekuestrimeve të bëra në vend”, thuhet në njoftim.

Ky është një shembull i bashkëpunimit të suksesshëm ndërkombëtar mes Prokurorisë Suedeze dhe asaj Speciale të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar.