09:21 / E Premte, 06 Shtator 2019 / indeksADMonline

Operacion i madh i policisë kundër kontrabandës

Policia e Kosovës që nga ora pesë e mëngjesit është duke zhvilluar një aksion të gjerë në disa rajone të vendit kundër kontrabandës së mallrave.

Qindra policë janë përfshirë në këtë operacion ndërsa rezultatet e tij ende janë të panjohura.

Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë thënë se operacioni po zhvillohet në pesë rajone ndërsa nuk pritet të përfundojë të paktën deri në mesditën e sotme.