08:56 / E Enjte, 06 Janar 2022 / AR

Operacion i madh i Policisë në disa qytete dhe në Ministrinë e Mjedisit

Po vazhdon operacioni “Brezovica”, i cili lidhet me ndërtimet në Brezovicë. Sot aksione janë duke u zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë.

Bastisjet po zhvillohen edhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Kështu ka konfirmuar për Indeksonline Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari.

Po, janë duke u kryer bastisje. Aksioni është duke u zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë. Bastisje janë duke u kryer edhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Është vazhdimësi e aksionit të 21 dhjetorit, pra për ndërtimet në Brezovicë. Deri tash s’ka të arrestuar, meqenëse bastisjet po vazhdojnë ende”, ka thënë Jashari.

Kujtojmë që Indeksonline kishte raportuar për një aksion të tillë më 21 dhjetor.