Operacion i madh policor në Itali, kapen 1.4 ton drogë – afro 400 persona të arrestuar
Policia italiane njoftoi sot se ka arrestuar 384 persona dhe ka sekuestruar 1.4 ton drogë në një operacion të madh kundër trafikantëve të drogës.
Përveç arrestimeve, oficerët e policisë hapën hetime ndaj 655 individëve, përfshirë 39 të mitur, dhe sekuestruan 35 kilogramë kokainë dhe mbi 40 armë zjarri, tha policia në një deklaratë.
Operacioni, i cili përfundoi dje në disa provinca, çoi në mbylljen e përkohshme të pesë dyqaneve të kanabisit në tre qytete pas 312 inspektimeve.
Gjatë inspektimeve, policia tha se sekuestroi 296 kilogramë produkte kanabisi, të cilat nga testet u zbulua se përmbanin drogë të paligjshme.
Në qershor, Italia miratoi një rregullore sigurie që ndalonte të ashtuquajturin kanabis “ligjor” dhe ndalonte shitjen e të ashtuquajturit “kanabis i lehtë”, pra kërpi industrial, i cili, ndryshe nga marihuana, nuk ka efekte psikoaktive.

