75 Mall Live Search
14:06 / E Premte, 16 Tetor 2020 / indeksADMonline

Operacion i policisë në Drenas e Prishtinë: Arrestohen 3 persona për bixhoz

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas pranimit të një informacioni, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, që në vazhdimësi merrej me organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit, më 15 tetor 2020, ka ndërmarrë një operacion policor në rajonin e Prishtinës dhe të Drenasit, ku janë përfshirë pesë (5) lokacione të ndryshme.

Operacioni policor, i bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, ka rezultuar me arrestimin e tre (3) personave të dyshuar dhe ushtrimin e kontrollit në lokalet ku është zhvilluar kjo veprimtari e kundërligjshme.
Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë:


 D. E. lindur me 1985 kosovar/shqiptar
 A. E. lindur me 1986 kosovar/shqiptar
 A. F. lindur me 1998 kosovar/shqiptar
Ndërsa janë sekuestruar si prova materiale:
 14 (katërmbëdhjetë) aparate të lojërave të fatit,
 2 (dy) lojëra KENO,
 1 lojë me qen,
 1 (një) shtëpizë kompjuteri,
 1 (një) DVR,
 1477 (njëmijë e katërqind e shtatëdhjetë e shtatë) euro,
 2 (dy) armë zjarri,
 10 (dhjetë) fishekë kalibrash të ndryshëm,
 7. 7 gramë substancë e dyshuar narkotike (kokainë),
 1 (një) telefon celular,
 4 (katër) komplete letra dhe zare pokeri.


Personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për
vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore.