Operacion i policisë në Klinë, për lojërat e fatit – ka të arrestuar!
Njësitet e Policisë së Kosovës, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë kontrolluar disa lokale në qytetin e Klinës.
Organet e sigurisë sqaruan se kontrolli në këto lokale ishte nën dyshimin se në të njëjtat zhvillohet veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit.
Ndërsa, lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje. /Indeksonline/
