Operacion në Zveçan: Policia gjen pajisje për prodhim të kriptovalutave në vlerë 55 mijë euro

Policia e Kosovës më datë 07.07.2022, në ora 15:20, ka marrë urdhër verbal për kontrollimin e objektit të banimit të të dyshuarit me iniciale (S.N.) në Zveçan, pasi që dyshohej se aty kishte lëndë narkotike.
Rreth orës 15:50 me asistencën e Njësitit për Intervenim, njësiti patrullues nga stacioni policor në Zveçan, ka filluar kontrollin e objektit dhe në brendësi janë gjetur lëndë narkotike e ngjashme me marihuanë me peshë
prej rreth 45 gram, gjithashtu janë gjetur dhjetë (10) rrënjë të dyshimta të ngjashme si bimë kanabisi.
Gjatë realizimit të operacionit policor, gjithashtu u gjetën një numër i madh makinerish, gjegjësisht pajisje për nxjerrjen e kriptovalutave.
Si dëshmi/prova gjatë kontrollit janë gjetur si në vijim:
- Katër (4) kamera video incizim
- DVR
- Makinë për nxjerrjen e kriptovalutave, me gjashtë (6) karta
- Makinë për nxjerrjen e kriptovalutave, me gjashtë (6) karta
- Makinë për nxjerrjen e kriptovalutave, me tetë (8) copë karta
- Makinë për nxjerrjen e kriptovalutave, me tetë (8) copë karta
- Monitor me tastierë
- Nëntëmbëdhjetë (19) copë makineri për nxjerrjen e kriptovalutave, lloje të tjera
- Ndarës i kabllove në internet për minierat e kriptovalutave
- Modem interneti
- Ruter
- Ventilator
- Vlera e makinerive/pajisjeve të gjetura, vlerësohet të jetë rreth pesëdhjetë e pesë (55) mijë euro.
Është kontaktuar prokurori i Shtetit në detyrë, i cili është informuar për rastin, i njëjti ka urdhëruar që të bëhet
kryqja e vendit të ngjarjes, të kontaktohet dogana e Kosovës për të marrë përsipër veprimet/punën e mëtutjeshme.
Veprimet tjera do të ndërmerren sipas udhëzimeve të prokurorit kompetent, përderisa policia është në kërkim të të dyshuarit i cili ndodhet në arrati.