75 Mall Live Search
15:24 / E Diele, 19 Tetor 2025 / BA

Operacion policor në Zubin Potok dhe Zveçan lidhur me vrasjen e zyrtarit të EULEX-it, arrestohen shtatë persona

Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Policia e Kosovës ka realizuar një operacion bastisjeje në komunat e Zubin Potokut dhe Zveçanit, në kuadër të hetimeve për vrasjen e zyrtarit të EULEX-it, A.S.

Gjatë bastisjeve në nëntë lokacione janë shoqëruar shtatë persona, të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Janë sekuestruar armë, municion, pajisje elektronike, veshje me përmbajtje nacionaliste dhe dokumente tjera relevante për hetimin.

Hetimet lidhen me veprat penale të rrezikimit të personelit ndërkombëtar, vrasjes së rëndë dhe sulmit ndaj personit zyrtar. Autoritetet kanë ritheksuar përkushtimin e tyre për ta luftuar krimin e organizuar dhe për të garantuar rendin dhe sigurinë në vend.