75 Mall Live Search
14:49 / E Martë, 25 Mars 2025 / k.v

Operacioni “Blloku”/ Antidroga arreston katër persona, sekuestron drogë në vlerë 15 mijë euro

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të suksesshëm antidrogë, duke arrestuar katër persona të dyshuar dhe sekuestruar substanca narkotike me vlerë rreth 15 mijë euro. 

Operacioni policor i koduar “Blloku” u zhvillua më 24 mars 2025, ku njësitet e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Prishtinë ndaluan një veturë të dyshuar në magjistralen Prishtinë-Podujevë, ku u gjetën 10.4 gramë marihuanë dhe u arrestuan dy persona. 

Hetimet çuan në identifikimin e një tjetër veture, ku dy persona të tjerë tentuan të iknin duke hedhur në tokë 420.2 gramë marihuanë, por u arrestuan nga policia. 

Pas arrestimit, policia kontrolloi një banesë të përdorur nga të dyshuarit, ku u gjetën: 

1.063.8 gramë marihuanë 

31.8 gramë marihuanë shtesë 

22.6 gramë kokainë

3 peshore digjitale 

Njësia e Forenzikës Rajonale – Prishtinë dokumentoi provat, ndërsa me urdhër të prokurorit, dy të dyshuar u liruan, kurse dy të tjerë u dërguan në mbajtje për 48 orë. 

Hetimet për rastin po vazhdojnë.