22:22 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / OSH

“Operacioni Dorëza”, arrestohen dy të dyshuar në Prishtinë për grabitje të armatosur

Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e operative në kuadër të implementimit të operacionit   “ Dorëza”  me qëllim godijen dhe kapjen e individëve dhe grupeve kriminale që kohëve fundit kanë qenë të implikuar në kryerjen e veprave të grabitjeve të armatosura.

Specialist për hetimin e rasteve të grabitjeve të mbështetur edhe nga njësi tjera të specializuara konkretizuan sot punën e tyre hetimore e cila rezultoi me arrestimin e dy të dyshuarve për të cilët dyshohet me bazë të jenë përfshirë në grabitjen e armatosur më datë 20.01.2021 në rrugën “Gustav Majer” në Prishtinë, me c’rast nën kërcënimin e armës kishin grabitur një vlerë të konsiderueshme parash nga një biznes farmacie.

Arrestimi u krye në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë, përderisa policët e përfshirë në operacion pas një observimi paraprak ndaluan veturën Audi A3, me targë Kosove,  me të cilën po qarkullonin të dyshuarit,

             M. K, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si

             K. M, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

të cilët menjëherë u arrstuan nga ana e policisë.

Ndërkohë që policia ka ushtruar kontrollë të detajuar  ndaj të dyshuarve dhe veturës ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj edhe;

•             Një revole, model i vecantë,

•             Dy kapele maskë,

•             Një palë doreza, si dhe,

•             Gjësende të tjera të cilat nga hetimet e kryra nga ana e policisë dyshohet të jenë përdorur në rastet që janë hetuar.

Ndërlidhur me ndriqimin e plotë të rrethanave të rasteve që po hetohen nga ana e policisë, pas arrestimit janë kryer edhe  tri operacione të bastisjes në tri lokacione të ndara, dy nga to në regjionin e Mitrovicës dhe një ne Prishtinë, me crast janë gjetur dhe sekuestruar edhe ;

•             Një sasi substance narkotike (dyshohet të jetë e llojit Canabis)

•             Një thikë,

•             Dy  maska,

•             Dy shufra metalike, si dhe,

•             Një palë tuta sportive dhe një pallto (që dyshohet të jenë përdorur në rastet që po hetohen).

Ndaj të dyshuarve  për të cilët është ndgritur dyshimi i arsyeshëm se të njejtit janë të përfshirë në disa raste të grabitjeve me rekomandimin e prokurorit të shtetit është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48 orësh, përderisa po kryhen veprimet vijuese hetimore në procedim të mëtejm të rastit.