Operacioni “Fshesa”, Arsenali largon një futbollist
Pas një sezoni jo të mirë dhe duke mos arritur objektivat e tyre, ekipi i Arsenal ka filluar me operacionin “Fshesa”.
Mbrojtësi zviceran, Stephan Lichtsteiner në rrjetet sociale ka konfirmuar që nuk do të jetë më pjesë e Arsenalit për sezonin e ardhshëm.
Lichtsteiner që u transferua sezonin e kaluar nga Juventus, nuk arriti të lë shenja tek ekipi londinez.
“Unë jam i dëshpëruar. Objektivi ynë ishte që ta dërgojmë Arsenali në nivelet më të larta dhe të fitojmë trofe.”, shkruante ndër të tjera në postimin e zviceranit.
“Ishte një sfidë e mrekullueshme dhe një eksperiencë pa një fund të lumtur fatkeqësisht.”, tha ai./Indeksonline/