Operacioni “fshesa” te Gjilani: Largohen 14 futbollistë

Skuadra e Gjilanit ka nisur përgatitjet për sezonin e ri.
Pas qëndrimit dy javor në Bansko të Bullgarisë, kuqebardhët janë rikthyer në shtëpi, ku po bëhen gati për sezonin e ri, shkruan IndeksOnline.
Klubi i Gjilanit menjëherë pas rikthimit në shtëpi, ka njoftuar se ka larguar nga skuadra plot 14 futbollistë, të cilët nuk janë në planet e trajnerit, Ardian Nuhiu.
”Futbollistët Betim Halimi, Besir Demiri, Dajan Shehi, Renato Ziko, Qëndrim Ismajli, Donaldo Açka, Erlis Xhemajli, Elvedin Heric, Blend Krasniqi, Shqiprim Taipi, Elton Cale, Shend Kelmendi, Fatjon Bunjaku dhe Nasko Milev kanë mbyllur mardhëniet kontraktuale me klubin.
Kontributi i gjithë këtyre futbollistëve do të mbahet mend gjithmonë dhe do shënohet me shkronja të arta në historinë e klubit, duke qenë pjesëmarrës në njërën nga edicionet më sfiduese dhe më të vështira.”, thuhet në njoftimin e klubit./IndeksOnline/