75 Mall Live Search
11:21 / E Hënë, 02 Shkurt 2026 / KV

“Operacioni i koduar “Relay 5”/ Arrestohet një shtetas maqedonasoverior që transportonte emigrantë (Video)

Si rezultat i një hetimi, me metoda speciale, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, me objektiv goditjen e një tjetër rasti të transportimit të emigrantëve, ilegalisht dhe kundrejt pagesave, në shtete të BE-së, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve finalizuan operacionin e koduar “Relay 5”.

Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi maqedonas, J. N., 41 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. A., 33 vjeç, banues në Durrës.

41-vjeçari u kap në flagrancë, në aksin rrugor “Kashar-Thumanë”, teksa transportonte 2 emigrantë.

Ndërkaq, nga hetimi dyshohet se 33-vjeçari iu ka marrë secilit prej emigrantëve, 2500 euro, me premtimin se do të mundësonte transportimin ilegal të tyre, në Itali.

Punohet për kapjen e shtetasit M. A. Gjithashtu, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon hetimi për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.