12:10 / E Hënë, 21 Qershor 2021 / AR

Operacioni i shkaktoi paralizë në fytyrë/ Prezantuesja italiane rikthehet në televizion, por nuk i mban dot lotët kur…

Prezantuesja e njohur italiane, Mara Venier, zbuloi pak javë më parë se kishte pësuar paralizë në një pjesë të fytyrës, për shkak të papërgjegjshmërisë së një dentisti.

Kështu, asaj iu desh t’i nënshtrohej një tjetër ndërhyrjeje dhe të gjithë traumën që po kalonte, ylli i televizionit e ndau me ndjekësit në rrjete sociale, shkruan “Lastampa”.

Javën e kaluar, prezantuesja tregoi se edhe pse ishte në krye të detyrës, nuk ndihej aspak mirë.

Ndërsa ditën e djeshme, ajo vendosi të shfaqej në televizion për t’i falënderuar të gjithë për dashurinë dhe mbështetjen e pabesueshme që i kanë dhënë gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Ajo falënderoi publikun, fansat dhe kolegët që janë shqetësuar për të ditët e fundit. Por gjatë fjalimit të saj të ndjerë, Mara nuk i mbajti dot lotët. Ndërsa orkestra e mbështeti duke luajtur muzikë për të kaluar momentin prekës.