75 Mall Live Search
23:10 / E Martë, 02 Shtator 2025 / F.R

Operacioni i SHKSHMK-së në Bjeshkët e Nemuna, gjenden dy turistët e humbur

Rreth orës 13:30, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK) pranoi një thirrje emergjente për një operacion kërkimi në zonën malore të Bjeshkëve të Nemuna, në komunën e Deçanit.

Dy turistë të huaj, me inicialet B.G. dhe P.G., ishin raportuar si të humbur gjatë një ecjeje në këtë rajon të thepisur dhe të njohur për terrenin sfidues.

Pas disa orësh kërkimi intensiv dhe koordinimi të ngushtë mes ekipeve të ShKShMK-së, Policisë së Kosovës, forcave të NATO-s në Kosovë – KFOR, dhe Ambasadës Gjermane në Prishtinë, të dy turistët u lokalizuan me sukses.

Ata u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore dhe u evakuuan në mënyrë të sigurt.

ShKShMK falënderon të gjithë pjesëmarrësit në këtë operacion për angazhimin, përkushtimin dhe bashkëpunimin profesional që mundësuan përfundimin me sukses të këtij aksioni./IndeksOnline/