75 Mall Live Search
18:37 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Operacioni i shpëtimit, pasagjerët nxirren përmes çarjeve të aeroplanit në Stamboll

Një aeroplan ka rrëshqitur nga një pistë aeroporti në Stamboll, duke bërë që avioni të ndahet në tre pjesë.

Fluturimi i Pegasus Airlines, që mbante 177 pasagjerë, sapo kishte mbërritur nga qyteti i Izmirit, duke shtuar se gypi kishte zjarr, por që atëherë është shuar.

Pamjet menjëherë pas rrëzimit duket se tregojnë pasagjerët që largohen nga  Boeing 737 përmes çarjeve të aeroplanit.

Pjesa e brendshme e kabinës mund të shihet qartë, me vendet që paraqiten të dëmtuara dhe dyert e hapura.

Mjekët janë gjithashtu në skenë dhe duket se po përpiqen të bëjnë një shpëtim nga rrënojat e aeroplanit.

Kushtet në aeroport, i cili tani është zhytur në errësirë, mund të vazhdojnë të vështirësohet me reshjet e shiut në Stamboll.

Ministri i Transportit i Turqisë Cahit Turhan ka thënë se askush nuk ka vdekur në përplasjen në aeroportin ‘Sabiha Gokcen’ të Stambollit, duke shtuar se incidenti ishte rezultat i një “ulje të ashpër”. Zyrtarët thonë se 52 persona janë në spital si rezultat i incidentit.

Incidenti vjen vetëm një muaj pasi një aeroplan tjetër Pegasus doli nga pista në të njëjtin aeroport.