10:53 / E Premte, 08 Prill 2022 / k.v

Operacioni ‘Pika 2’/ Dyshimet nisën para një viti, u përdorën edhe masat e fshehta të hetimit

Tri javë pasi u arrestuan 48 pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe dy zyrtarë doganor, Inspektorati Policor i Kosovës edhe sot është duke e zhvilluar një operacion tjetër ku të dyshuar janë një numër i zyrtarëve policor me punë në pikat e kalimit kufitar me Republikën e Shqipërisë.

Aksioni ka nisur në orët e hershme të mëngjesit në Vërmicë dhe në të është përfshirë edhe Prokuroria Speciale e Kosovës.

Operacioni i parë ishte koduar me emrin ‘Pika’ ndërsa i sotit me ‘Pika 2’.
Hetimet në lidhje me këtë rast kanë nisur para një viti ku janë përdor edhe metodat e fshehta për të zbuluar policët e përfshirë në marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar në kohë reale për këtë operacion.

Rikujtojmë se një numër i madh i policëve që ishin arrestuar me 14 mars, janë liruar nga paraburgimit dhe ndaj tyre është caktuar masa e arrestit shtëpiak./IndeksOnline/