Operacioni senzacional endovascular për shpëtim jete, kryhet për herë të parë në Kosovë nga Krasniqi
TEVAR (Thoracic Endovascular Aortic Repair) quhet operacioni te cilin e realizoi për here të pare ne historin e kirurgjisë Kosovare, Kirurgu dhe specijalisti endovascular Dr. Dr. Halil Krasniqi i mirënjohur ne medicinën internacionale, i cili para tre muajsh zbuloi edhe shipken dyanësore për trajtimin endovascular te enëve të gjakut me shpuarje pa prerje indesh i cili lehtëson trajtimin endovascular në tërë botën.

49 vjeqari në gjendje të rëndë shëndetësore nga Prishtina vuante nga semundja vaskulare e quajtur Aneurizma disekans Torakoabdominal dhe biiliacal, sëmundje e Aortes kjo, damarit me te madh të gjakut në trupin e njeriut i manifestuar me zgjerimin e saj mbi 3 here (9 cm) nga diametri normal dhe carja e murit të Aortes nga Krahu dhe deri te kofshet. Kjo sëmundje është nje ndër patologjite me te veshtira te komplikuara dhe te koklavitura në kirurgjinë vaskulare e cila edhe në vendet Evropiane nuk trajtohet ne cdo klinik vaskulare. Vdekshmeria nga kjo sëmundje është në fazën akute dhe ate kronike shumë e larte në Kosove por edhe në vendet tjera të botës ngase sëmundja si e tillë është shumë e veshtirë dhe për mjekimin e sajë kërkon ekspertizë apsolute. Kosovarët trajtoheshin nga kjo sëmundje deri tani vetem jashtë vendit.
Aneurizma dhe disekcioni i Aortes mund të atakon edhe moshat e reja nga traumat fizike por edhe nga sëmundjet gjenetike dhe të trashiguara të enëve të gjakut. Pasojat e kësaj sëmundje janë gjakëderdhjet e menjehereshme vdekjepruese, carja e mëtutjeshme e arterieve me okluzione te tyre dhe gjithashtu dëmtimin e organeve, indeve dhe extremiteteve.

Pacienti i trajtuar nga eksperti vaskular Krasniqi në kliniken e Prishtinës pas një operacioni me kohëzgjatje prej 100 minutash pas 3 ditësh qëndrim në spital do të kthehet në gjirin familjar dhe do të i rikthehet jetës dhe aktiviteteve të tij normale. 49 vjeqarit i është implantuar një Stentgraft në pjesën e zgjëruar të Aortës për ta ruajtur atë nga rupture dhe nga carja e murit të sajë e cila si pasoje e mostrajtimit do të kishtë gjakëderdhje, mbyllje te damareve dhe fatalitetin perfundimtar. Për kompletim te mjekimit Krasniqi implantoi edhe dy Stenta ne Arteriet e cara te dy ijeve. Intervenimi është kryer në sallën gjysëmhybride Angjiooperative nën kushtet rentgenologjike në anastezionin lokal.
Krasniqi si Drejtor Klinike ne Gjermani kryen operacione te tilla regullisht edhe te Pacientet e moshuar me shume sëmundje tjera me suksese të vazhduara. Specijalisti Endovaskular me shume qualifikime shprehet i kënaqur me realizimin e operacionit me të madhë në kirurgji dhe këtë për herën e parë në vendlindjen e tij me plot emocione duke i motivuar kolegët Kosovar të vazhdojn qualifikime endovaskulare që bashkqytetarët të trajtohen tanime edhe nga kjo patologji brenda vendit duke zvogëluar vdekshmerinë e Pacienteve.