75 Mall Live Search
22:25 / E Martë, 22 Prill 2025 / MSH

Operacioni “Takimi”/ Me ndihmën e AKI-së, Antidroga konfiskon narkotikë edhe në Fushë-Kosovë

Njësiti Antidrogë i Policisë së Kosovës, ka zgjeruar fushëveprimin e operacionit kundër substancave narkotike.

Operacioni nisi ditën, në Veternik, ku u konfiskuan mbi 2 kg drogë.

Operacioni ka vijuar edhe në Fushë-Kosovë, ku po ashtu u sekuestruan substanca narkotike dhe një armë.

Në realizimin e tij kanë ndihmuar edhe informacionet e buruara nga AKI-ja, shkruan IndeksOnline.

“Veprime hetimore dhe operacionale janë ende në proces dhe të gjitha vendimet tjera do të ndërmerren në bashkërendim me Prokurorinë kompetente.

Edhe në Fushë-Kosovë, në kuadër të këtij operacioni, janë sekuestruar mbi 2 kg substancë e dyshuar narkotike dhe një armë”, konfirmoi për IndeksOnline zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha./IndeksOnline/