“Operatorë pa licencë dhe të pa regjistruar në ARBK”, Policia hyn në zyrat postare në Veri

Në nëntë zyre postare të Serbisë në Veri ka hyrë Policia e Kosovës, raportojn mediat lokale.
Zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani tha se kjo është bërë pas informacioneve që ato operojnë pa licencë dhe pa regjistrim në ARBK.
Ai tha se këto informacione kanë rezultuar të sakta.
Elshani bëri të ditur se e kanë njoftuar prokurorin e Shtetit dhe se do të vazhdojnë sipas autorizimeve të tij.