Operohen 5 fëmijët e parë me probleme kardiokirurgjike në kuadër të misionit “Gift of Life”

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se në Klinikën e Kardiokirurgjisë janë operuar 5 fëmijët e parë me probleme kardiokirurgjike.
Operimi i tyre u krye në kuadër të misionit të “Gift of Life”, raporton Indeksonline.
“Mjekë nga Amerika dhe Italia, në kuadër të këtij misioni, pritet të kryejnë 10 operacione për fëmijët kosovarë që kanë probleme dhe anomali të zemrës”, njofton SHSKUK.