75 Mall Live Search
19:20 / E Diele, 04 Janar 2026 / AR

Operohet 9-vjeçarja e plagosur mbrëmë në Gjakovë, gjendja e saj është stabile

IndeksOnline ka raportuar gjatë ditës së djeshme për një incident me armë zjarri në Gjakovë.

Dy persona, si pasojë e një konflikti, kanë nxjerrë armët, ndërsa nga ky incident është plagosur një vajzë e mitur.

9-vjeçarja është operuar mbrëmë nga ekipi kujdestar i Klinikës së Neurokirurgjisë. Këtë e ka bërë të ditur për Klankosova.tv doktoresha Dafina Basholli.

“Është larguar trupi i huaj, pacientja ka qenë në gjendje stabile. Vazhdon trajtimi i mëtutjeshëm në Klinikën e Neurokirurgjisë”, ka deklaruar ajo.

Burime të IndeksOnline pohojnë se dy të dyshuarit u përkasin familjeve Kurti dhe Duraku.

Sipas policisë, i dyshuari për rastin vazhdon të jetë në arrati dhe i njëjti është në kërkim./IndeksOnline/