Operohet Ansu Fati, ja sa muaj do të mungojë

Sulmuesi Ansu Fati ka kryer me sukses operimin në gjurin e këmbës. 18 vjeçari u lëndua në ndeshjen kundër Betisit, të cilën Barcelona e fitoi 5-2.
Katalunasit nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e Fatit për 3 deri në 5 muaj, transmeton Indeksonline.
Lëndimi i tinejxherit spanjoll erdhi në momentet kur po kalonte formë të lartë.
Në 7 ndeshje të zhvilluar në La Liga, Ansu Fati ka shënuar 4 gola.
Mungesa sulmuesit do t’i jap hapësirë talentit tjetër Pedri, që poashtu llogaritet si e ardhmja e Barcelonës.
/Indeksonline/