09:30 / E Premte, 24 Shtator 2021 / B O

Operohet Bernard Berisha

Futbollisti kosovar, Bernard Berisha ka kryer një intervenim kirurgjik.

Ylli pejan që luan në Rusi te Terek Grozny ka pryer një operacion në krah.

Reprezentuesi kosovar ka thënë se operacioni ka qenë i suksesshëm, ndërsa nuk ka dhënë detaje se sa koha do të jetë jashtë fushave.

“Ellhamdulillah, operacioni u krye me sukses! Një falenderim i madh për të gjithë ekipin në Klinikën Villa Stuart në Romë për mbështetjen e tyre” shkruan Berisha në njoftim./Indeksonline/