Operohet De Bruyne, do të jetë jashtë fushave për një kohë të gjatë
Mesfushori i Napolit, Kevin De Bruyne është operuar.
Belgu pësoi këputje të shkallës së lartë të bicepsit femoris në kofshën e djathtë, në ndeshjen e fundjavës së kaluar ndaj Interit, shkruan IndeksOnline.
Ai sot iu nënshtrua një operacioni në Antwerp, ku sipas njoftimit të klubit të Napolit, ndërhyrja kirurgjikale kaloi me sukses.
”Siç ishte planifikuar, Kevin De Bruyne iu nënshtrua një operacioni sot në Antwerp pas një këputjeje të shkallës së lartë në muskulin e kofshës së djathtë.
Ndërhyrja kirurgjikale ishte një sukses i plotë. De Bruyne, i ndihmuar gjatë operacionit nga kreu i stafit mjekësor italian, Dr. Raffaele Canonico, do të vazhdojë fazën e parë post-kirurgjikale të rehabilitimit të tij në Belgjikë.’, thuhet në njoftim.
Sipas raportimeve dhe lëndimit që ka pësuar De Bruyne, ai do të jetë jashtë fushave për disa muaj, ku pritet të kthehet në shkurt të vitit të ardhshëm./IndeksOnline/
De Bruyne took a pen so powerful he pulled his hamstring ffs https://t.co/XVaSUYAjOM pic.twitter.com/UX0FeyImLL
— Z 🇵🇸 (@PepsBalls) October 25, 2025

