75 Mall Live Search
19:00 / E Diele, 08 Nëntor 2020 / C E

Operohet Djakovic, Arbëria i shkon për vizitë në spital

Futbollisti i Arbërisë, Aladin Djakovic është operuar pas një lëndimi gjatë stërvitjes.

Ai është i shtrirë në spital dhe sot është vizituar nga miqtë e tij nga skuadra.

Drejtori Sportiv, Labinot Gashi, kapiteni Labinot Ibrahimi dhe fizioterapeuti Liridon Isufi qëndruan me të në spital.

Ky është njoftimi i klubit:

Drejtori sportiv i KF Arbëria Labinot Gashi, kapiteni Labinot Ibrahimi, si dhe fizioterapeutisti Liridon Isufi, vizituan futbollistin e skuadres tonë Aladin Djakovac, pas operimit në spitalin Royal.

Futbollisti në fjalë pas një lëndimi të pësuar gjatë stervitjeve i është dashur ti nënshtrohet një operimi të pa shmangshëm.
Klubi yn menjëherë pas konsultimeve me doktorët specialist, bëri të gjitha aranzhimet për kryerjen sa më të shpejtë dhe të mirë të operimit!

Djakovac, ndjehet mirë pas operimit. Kryesia e klubit KF Arbëria, shtabi teknik si dhe lojtarët i dëshirojnë shërim sa më të shpejtë.

Forca Aladin ??
Kthim sa më të shpejtë!