75 Mall Live Search
09:09 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Operohet Edin Dzeko

Edin Dzeko i është nënshtruar dje një operacioni në mollëza. Sulmuesi boshnjak pësoi fraktur në minutat e fundit të ndeshjes Roma-Cagliari.

Për shkak të operimit, Dzeko nuk do të mund të ndihmojë Bosnjën në dy ndeshjet e radhës.

Mjekët nuk kanë ndonjë datë të mundshme të rikthimit. Është e mundshme që Dzeko të rikthehet në fushë me një maskë në fytyrë për shkak të rrezikshmërisë së lëndimit.

Synimi i boshnjakut është që të jetë në fushë në Olimpico në 24 tetor në ndeshjen e Europa League kundër Borussia Monchengladbachut. /Indeksonline/